| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,854
» Latest member: kqkt
» Forum threads: 38,150
» Forum posts: 351,858
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 488 online users. » 0 Member(s) | 484 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 23
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 38
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 220
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 577
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 568
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 391
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,370
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,007
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 163
|
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 7,056
|
|
|
| Shkencëtarët zbulojnë thjerrëz për mikroskop 3D |
|
Posted by: iceboy - 01-11-2021, 07:49 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: thjerreza_511251661.jpg&size=article_medium]](http://www.pcworld.al/thumbnail.php?file=/foto/2011/thjerreza_511251661.jpg&size=article_medium)
Inxhinierët pranë Universitetit të shtetit të Ohios kanë zbuluar një thjerrëz që vetvetiu mund të krijojë imazhe mikroskopike 3D.
Profesori i asociuar Allen Yi dhe ekipi i tij kanë përdorur një vegël të zakonshme të bluarjes me një thikë të diamantit për të prerë formën e një mostre të caktuar nga një plastikë e zakonshme transparente e llojit plimetil-metakrilati, që ndryshe njihet edhe si xhami akrilik.
Rezultati i përfituar nga eksperimenti është një imitim i një diamanti të rremë, që ka një sipërfaqe të sipërme paksa më të ngritur dhe më të gjerë, dhe një pjesë të poshtme më të rrafshët.
Inxhinierët kanë vendosur thjerrëzën në një mikroskop me një kamerë që shikon drejt në sipërfaqen e vendosur përball një objekti të vogël nën të. Secila prej faqeve kap një imazh prej këndeve të ndryshme, dhe këto mund të kombinohen në një kompjuter për të krijuar një imazh 3D.
“Duke përdorur thjerrëzën tonë, paraqitet një proces i thjeshtë me atë sikur të vendosen disa mikroskop në një mikroskop” thekson hulumtuesi i post-doktorraturës Lei Li. “Për ne, pjesa më atraktive e këtij projekti është ajo që ne do të jemi në gjendje të shohim formën e vërtetë të mikro-mostrave, e jo vetëm një projektim dy dimensional të tyre”.
Yi thekson se thjerrëza e re mund të përdoret edhe tek mikroskopët ekzistues. Ajo mund të përdoret edhe në aspekte tjera, dhe ekipi thekson se mund të dizajnohet që të gjejë shfrytëzim në pajisjet e ardhshme të shikimit mikroskopik, pra sipas tyre në një moment kur thjerrëzat e shumta apo kamerat në lëvizje nuk do të jenë më të nevojshme.
Yi dhe Li gjithashtu kanë krijuar një bashkësi në formë rrjete të thjerrëzave të dizajnuara për tu përshtatur në një sensor optik, dhe një tjetër që përmban mbi 1,000 thjerrëza të vogla, ngjashëm me atë sesi mund të duket pamja përmes syve të një insekti. /pcworldalbanian
|
|
|
| Këta janë laptopët e parë me Sandy-Bridge me dy bërthama |
|
Posted by: iceboy - 01-11-2021, 02:03 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: sandybridgelaptops_674580879.jpg&size=article_medium]](http://www.pcworld.al/thumbnail.php?file=foto/2011/sandybridgelaptops_674580879.jpg&size=article_medium)
Nëse jeni duke kërkuar lajme rreth asaj se cilët janë prodhuesit e parë që do të sjellin laptop me procesorët e rinj të Intel (Sandy-Bridge Dual-Core), atëherë mund t’ju konfirmojmë se Sony, Dell, HP, Lenovo dhe Samsung, janë të parët.
Në janar Intel bëri të ditur paraqitjen e Sandy Bridge në tregun e elektronikës konsumuese por vetëm në versionet me katër bërthama. Por tani mund t’ju konfirmojmë se versionet Core i3, i5 dhe i7 Sandy Bridge janë gati edhe me dy bërthama. Më poshtë keni listën e prodhuesit dhe modeleve përkatëse që përmbajnë këto mundësi.
Dell
Dell ka lansuar dy sisteme të reja gjatë kësaj jave: Inspiron R dhe Vostro. E pothuajse në treg janë edhe produktet e linjës Latitude.
HP
Hp lansuar zgjidhje nga linja Pavilion (dv6 dhe d7), dhe nga G-Series. Laptopët e linjës Pavilion siç dihet janë të kushtueshëm por sjellin maksimumin e kualitetit dhe performancës, ndërsa ata që kërkojnë performancë të mirë por çmime më të lira mund t’i qëndrojnë pranë produkteve të G-Series. Opsion shtesë është përmendur edhe Envy 14.
Lenovo
Lenovo ka përgatitur ThinkPad (T420 dhe T520) si zgjidhje të mundshme për konsumatorët e saj. Të dy modelet kanë dizajn të ngjashëm me të gjitha modelet e T Series, por natyrisht tani kanë me vete edhe mundësitë për procesor Intel Sandy Bridge me dy bërthama.
E dy të fundit, Samsung dhe Sony, kanë përgatitur modelet Series 9, gjegjësisht Vaio C Series.
|
|
|
| ESK flood day 27.03.11 |
|
Posted by: WeapoN - 01-11-2021, 01:41 PM - Forum: Të rejat & Info
- Replies (68)
|
 |
Djem, krejt stafi e kena mar iniciativen qe 27 mars (e dille), me kon dita e ESK`s me slloganin (moton):
V1. V2. by: d2works
V3. by: EskimO.
V4. by: Florenntt.
V5. by: rronis
▬ Çka duhet me bo ?
Te dielen pra 27 mars prej orve t`hershme t`mengjesit e deri mbramje krejt antart (qe kan deshir kuptohet) me bo flood per eSportsKosova n`msn ose fb ose ku t`koft tjeter me naj shkrim si psh "vizito <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.esportskosova.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.esportskosova.com</a><!-- m -->" ose "hajde edhe ti ne <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.esportskosova.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.esportskosova.com</a><!-- m -->" ose "http://www.esportskosova.com komuniteti shqiptar per e-gaming" etj. krejt nvaret prej deshires t`juve shkruni qka doni, te sa ma shum njerz qe e qkepim forumin qaq ma shum kan me dit tjert per neve se kush jena edhe qfar qellimi kena.
▬ Pse me bo kta ?
Ata qe e kuptojn se eSportsKosova nuk ka kurfar reklame (ads) edhe njekohsisht jon ne dijeni se shpenzimet e hostit, domain-emrit qe osht (<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.esportskosova.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.esportskosova.com</a><!-- m -->, dhe <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.esportskosova.net" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.esportskosova.net</a><!-- m -->) pra i pagujm 2 domain .com dhe .net + hosti per 1 vjet vetem per juve, kto pagesa i bojm prej gjepit pa kurfar perfitimi personal, edhe pa kurfar sponzori. Pra nese ju jeni ne dijeni per krejt kto sene edhe thuni vetmeveti se "un duhna mi ndihmu ESK`s" at`her kjo osht menyra per ndihm, pasi qe eSportsKosova per pagesat e lartcekura nuk lyp donacion prej antarve keto lloj iniciativa jon rastet per ata qe dojn me ndihmu ESK`n...
▬ Cili osht qellimi i ksaj iniciative ?
Qellimi i ksaj iniciative jon ritjet e vizitorve, zgjerimi i ESK`s te ma shum njerzt, mbajtja e turneve online te CS`s ne ESK, njohna ma e madhe per interesimin e e-gamingut, mi tregu atyne qe nuk jon n`rjedha se egziston 1 familje e madhe qe kontribojn per e-gaming pra per lojra elektronike ne pergjithsi.
▬ Çka nese arijm me thy rekordin aktual te vizitave ? Nese kontribojm per me hi ma shum njerz a ko mu perfundu kjo inciativ me kaq ?
natyrisht qe JO... Si qdo her tjeter edhe ksaj here eSportsKosova nuk ja humb mundin antarve tone, pra nese te dielen (27.mars) tregohem t`suksesshem ne shperndarjen e ESK`s, dhe e shohim se kena regjistrime t`shumta n`forum e kuptojm qe ju jeni ata qe na keni ndihmu mu degju zoni i ESK`s edhe ma shum, si rezultat i ksaj eSportsKosova do te hap konkurs per admina ne Kosova Public Servers ne keto servera: - ..::Kosova Public Server::..
..::Kosova Public #2 Server::..
..::Kosova DeathMatch Server::..
..::Kosova AWP Server::..
..::Kosova Zombie Server::..
..::Kosova Catch Server::..
Nga konkursi do te zgjedhen 2 admina per server pra gjithsej 12 admina.
pra mbetet mu pa te dielen fuqia e antarve tone...
Ja vlen te ceket edhe njeher se eSportsKosova vazhdon te mbizotroje ne skenen e e-gaminut ne rajon, komuniteti i vetem pa kurfar interesi gjithnje ne hap me kohen...
komentet jon te mirseardhura...
eSportsKosova staff.
WeapoN
|
|
|
| Ronaldo || Bashkepunim me Radecin |
|
Posted by: Radeci - 01-11-2021, 01:28 PM - Forum: Punimet
- No Replies
|
 |
Ja kush don me ba ni bashkpunim me me urrnoni
Demo:
LINKU:
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.4shared.com/photo/PlljYITK/ronaldosig.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.4shared.com/photo/PlljYITK/ronaldosig.html</a><!-- m -->
Pune te mbar
|
|
|
| Na´Vi fiton Intel Challenge Super Cup 7 |
|
Posted by: XLN7 - 01-11-2021, 08:49 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (9)
|
 |
Natus Vincere kanë fituar sezonin e shtatë të Intel Challenge Super Cup 7, me fitoren 2-1 ndaj Frag eXecutors në finalen e madhe.
Finalja u zhvillua në Kiev CyberSport Arena, ku Natus Vincere u takuan me Frag eXecutors për të vendosur fituesin e sezonit. Mapi i parë, de_nuke është lidhur rallë me fitore për ukranianët dhe këtë herë duhet të jetë një përsëritje e këtij skenari. Fx fituan 16-12 dhe morën kryesimin para se të vazhdonin në mapin e dytë, de_dust2.
Na´Vi edhe njëherë dëshmuan lojë solide si Terrorists në de_dust2, duke shënuar kryesimin 11-4 në pjesën e parë. Fx pastaj u kthyen në lojë dhe u duk se ndeshja do të shkojë në tjetër drejtim në fund. Megjithatë, ishin Na´Vi që barazuan në 1-1 në mapa, pasi ata morën rundin e fundit për të fituar 16-14 në de_dust2 dhe detyruan zhvillimin e mapit të tretë dhe të fundit.
Duke kaluar në de_inferno, ishin Fx që filluan më mirë, duke fituar 9 runde si Terrorists. Ashtu si në mapin e dytë, u desh të luheshin rundat e fundit për të vendosur fituesin. Në rundat e fundit, Fx patën mundësinë ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime, por kjo iu mohua ekipit polak nga Yegor "markeloff" Markelov, i cili fitoi një situatë 1-me-4 për t'ia siguruar Na´Vi triumfin në ICSC7 finals, me rezultat 2-1.
![[Image: ?di=713006998715]](http://www.esportskosova.com/img/?di=713006998715)
Në ndeshjen për vendin e tretë, DTS siguruan fitore 2-0 kundër KerchNET, që nënkupton se renditja përfundimtare në Intel Challenge Super Cup 7 finals është si vijon:
1. Natus Vincere - $5,000
2. Frag eXecutors - $3,000
3. DTS - $2,000
4. KerchNET
|
|
|
|