Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,854
» Latest member: kqkt
» Forum threads: 38,150
» Forum posts: 351,858

Full Statistics

Online Users
There are currently 494 online users.
» 0 Member(s) | 490 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 23
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 38
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 220
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 577
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 568
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 391
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,370
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,019
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 163
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 7,056

 
  DaY në përbërjen e alchemist për Xperia
Posted by: XLN7 - 01-15-2021, 01:56 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

Jon Thomas "DaY" Rudstrøm është prezantuar si lojtari i tretë në përbërjen e Unleashed për Xperia PLAY.

Dje ishte vërtetë si në kohërat e vjetëra, kur alchemists zbuluan Ola "elemeNt" Moum si njeriun e dytë në përbërje për Xperia PLAY.

Organizata norvegjeze vazhdon të zbulojë lojtarët dhe sot shfaqën lojtarin e tretë, i cili është një ish-lojtar i 4Kings. Ai është, ashtu siç keni mundur ta parashikoni edhe ju Jon Thomas "DaY" Rudstrøm, i cili do të mbrojë ngjyrat e alchemists në Xperia PLAY, në Kopenhagë.

Rudstrøm ishte parë herën e fundit duke luajtur në DreamHack Winter 2010, ku ai gjithashtu përfaqësoi alchemists. Do të jetë një bashkim i këndshëm për Rudstrøm, pasi ai ka luajtur disa herë me Preben "prb" Gammelsæter dhe Ola "elemeNt" Moum në të kaluarën.

[Image: 1259425947.68.jpeg]

alchemists Unleashed aktualisht ka:

[Image: no.gif] Preben "prb" Gammelsæter
[Image: no.gif] Ola "elemeNt" Moum
[Image: no.gif] Jon Thomas "DaY" Rudstrøm

Print this item

  Extreme Masters Files 5 GF
Posted by: Fatbardh M. - 01-15-2021, 01:22 PM - Forum: Zbavitje - No Replies

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=7DaVs8r8EG4[/youtube]

Print this item

  The best of -NEO-
Posted by: Lizardi - 01-15-2021, 12:49 PM - Forum: Zbavitje - Replies (1)

The best of -NEO-

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.sk-gaming.com/video/328535-The_best_of_Neo" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.sk-gaming.com/video/328535-The_best_of_Neo</a><!-- m -->

Print this item

  KAKA , PATO , IBRA , BINHO | WALLPAPER
Posted by: fREELife - 01-15-2021, 11:58 AM - Forum: Punimet - No Replies

[Image: acmilanbackground.png]

Print this item

  Radeon HD 6950 fleksibil
Posted by: SkilleR - 01-15-2021, 10:35 AM - Forum: IT Zone - Replies (3)

[Image: radeon%20hd%206950%20fleksibil.jpg]
Sapphire edhe zyrtarisht paraqiti versionin e posaçëm të Radeon HD 6950 nga familja e njohur e kompanisë FleX. Veçantia e linjës së kartelave FleX, kështu edhe e këtij modeli, është zgjidhje e kujdesshme e video konektorëve të cilët shfrytëzuesve ua mundësojnë lidhjen më të lehtë në tri monitorë në mënyrën e punës Eyefinity.



Sapphire Radeon HD 6950 FleX Edition ka nga dy konektorë DVI dhe mini DisplayPort dhe një HDMI, e shfrytëzuesit mund të lidhin monitorët përmes dy DVI-ve dhe një HDMI-je (HDMI në adaptuesin DVI dërgohet së bashku me kartelë).

Përveç mundësisë së cekur, dizajnit të PCB-së dhe ftohjes joreferente dhe ndërprerësit dual BIOS, bëhet fjalë për Radeon HD 6950 standard me taktet e GPU-së prej 800 MHz dhe 5 GHz efektiv për 2 GB të memories GDDR5. Çmimet nuk janë publikuar.


[Image: radeon%20hd%206950%20fleksibil%202_240_240.jpg][Image: radeon%20hd%206950%20fleksibil_240_240.jpg]

Print this item

  Kontrolluesit më të shpejtë USB 3.0
Posted by: SkilleR - 01-15-2021, 10:34 AM - Forum: IT Zone - Replies (1)

Nga Renesas arrijnë dy kontrollues USB 3.0. Të dy modelet i takojnë gjeneratës së tretë të kontrolluesve të kompanisë, e do të duhej të mundësojnë shpejtësi më mira të bartjes së të dhënave, me zvogëlim të shpenzimit të energjisë.



Sipas pohimeve të prodhuesit, kontrolluesit e rinj do të mundësojnë shpejtësi të bartjes së të dhënave prej 40% më të larta në krahasim me gjeneratën e mëhershme, ndërsa derisa nuk janë duke u përdorur, në gjendjen e qetësisë, çipat do të shpenzojnë edhe deri në 90% më pak energji. Gjithashtu, çipat janë për 50% më të vegjël nga modelet e mëparshëm.

Prodhimi masiv fillon gjatë muajit shtatorë.


[Image: kontrolluesit%20e%20shpejte%20usb%203.0.jpg]

Print this item

  GTX 590
Posted by: SkilleR - 01-15-2021, 10:33 AM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: gtx%20590%20para%20dyerve.jpg]

Nvidia nuk brengosej për rrjedhjet e deritashme të informatave mbi GeForce GTX 590, paraqitja zyrtare e së cilës pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme. Nëpër internet tashmë po qarkullojnë edhe fotografitë e versionit retail të kartelës në prodhim të Asus, e cila ka taktet e punës të GPU-së, shaderëve dhe memories prej 612, 1,244 dhe 3,420.

Në pjesën e poshtme të PCB-së shihen pllakat nën secilin procesor grafik për hir të konstruksionit sa më të fortë dhe nxjerrjes më të mirë të nxehtësisë, e GeForce GTX 590 mund të ndodhë edhe të jetë një kartelë mjaftë e gjatë, madje më e gjatë edhe se i vjetri GTX 295.

Prej konektorëve të pranishëm janë tri DVI dhe një HDMI, derisa prodhuesit e shumtë do të duhej të shpejti të paraqesin modelet joreferente me ftohje më të mirë dhe taktet më të larta të punës. Për ata që janë të interesuar, çmimi i propozuar i shitjes i GTX 590 në Evropë do të jetë 649 euro.


[Image: gtx%20590%20para%20dyerve%202_240_240.jpg][Image: gtx%20590%20para%20dyerve%203_240_240.jpg]

Print this item

  QuickPort i katërfishtë
Posted by: SkilleR - 01-15-2021, 10:32 AM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: quickport%20i%20katerfishte_240_240.jpg]
Sharkoon zgjeron ofertën e pasur në dock-ëve të jashtëm për disqet me modelin e ri të quajtur QuickPort Quattro. Ky dock i dedikohet shfrytëzuesve me kërkesa më të mëdha dhe njëkohësisht mund të pranoj deri në katër disqe 2.5- ose 3.5-inçësh ose ata SSD.



Janë të përkrahur disqet me kapacitet deri në 3 terabajt, e pajisja në kompjuter kyçet përmes ndërfaqes USB 3.0 ose eSATA derisa kompania në pako dërgon edhe kabllot përkatëse. Pajisja ka të instaluar edhe dy ventilator për ftohjen e disqeve, me mundësi të kurdisjes së shpejtësisë së rrotullimit me potenciometra në pjesën e pasme të pajisjes. Çmimi i Sharkoon SATA QuidkPort Quattro në tregun evropian është 107.90 euro.


[Image: quickport%20i%20katerfishte%202_240_240.jpg][Image: quickport%20i%20katerfishte%203_240_240.jpg]

Print this item

  Atomët për server
Posted by: SkilleR - 01-15-2021, 10:30 AM - Forum: IT Zone - Replies (2)

Intel vitin e ardhshëm synon të paraqes procesor nga familja Atom që i dedikohen serverëve kursyes me dimensionet më të vogla (mikroserver). Këta procesor dybërthamësh do të jetë të bazuar në bërthamën 32-nanometërshe Cedarview dhe do të kenë karakteristika të ngjashme me Atomët aktual, me disa risi të dobishme për ambientin e shërbyesve.

Atomët për server do të kenë përkrahjen për sistemet operative 64-bitësh, virtualizim dhe ECC dhe do të kenë TDP-në prej 10 W ose më të vogël. Kompania pret që përfaqësimi i mikroserverëve në treg të jetë rreth 10 për qind gjatë pesë viteve të ardhshme, e zgjidhje të ngjashme për këtë segment po përgatit AMD bazuar mbi arkitekturën Bobcat.


[Image: atomet%20per%20server.jpg]

Print this item

  Toshiba përmes USB-s
Posted by: SkilleR - 01-15-2021, 10:29 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: toshiba%20permes%20usbs.jpg]
Toshiba lëshoi në shitje monitorin portativ praktik 14-inçësh i cili në kompjuter kyçet përmes USB-s. Monitori (PA3923U-1LC3) përmes të njëjtit kabllo furnizohet edhe me rrymë, që në kombinim me dimensionet kompakte dhe dizajnin që mundëson mbulimin dhe e bën të lehtë për ta bartur.

Rezolucioni i ekranit është 1,366 x 768 pikë, derisa specifikat tjera teknike përfshijnë kontrastin prej 400:1, ndriçimin prej 220 fije, kohën e përgjigjes prej 16 ms dhe mundësinë e shfaqjes së 256,000 ngjyrave. Të dhënat teknike zbulojnë synimin e vërtetë të përdorimit të këtij monitori, i cili siç shihet nuk është i dizajnuar për luajtje të lojërave ose shikim të filmave, por si ekran i dytë praktik për punë ose për shfaqjen e prezantimeve për një numër të vogël të njerëzve. Për pajisjen në SHBA duhet ndarë 199.99 dollarë.


[Image: toshiba%20permes%20usbs%202_240_240.jpg][Image: toshiba%20permes%20usbs%203_240_240.jpg]

Print this item