Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,854
» Latest member: kqkt
» Forum threads: 38,150
» Forum posts: 351,858

Full Statistics

Online Users
There are currently 492 online users.
» 0 Member(s) | 488 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 23
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 38
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 220
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 577
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 569
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 391
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,370
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,037
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 163
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 7,056

 
  GeForce GTX 590 “i ftohtë”
Posted by: fl0r - 01-23-2021, 10:58 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0331091003200_210.jpg]

Nvidia ka reaguar ndaj vështirësive që kanë përjetuar disa nga blerësit e kartelës së re GeForce GTX 590.

Në disa raste të “overclocking”, kishte ndodhur që kartela të digjej, gjë që nuk është ndodhi e vogël duke llogaritur çmimin e saj.

Duke diskutuar problemet me ‘driverë’, nga Nvidia kanë thënë kartela funksionon normalisht me Forceware 267.84 dhe me taktet e caktuara, por problemi qëndron në dizajnin e tepruar të tensionit gjatë “overclockingut” në 1.2 V (tensioni standard është mes 0.91 dhe 0.96 V).

Kompania tashmë ka përgatitur versionin e ri të BIOS-it të kartelës, i cili do të duhej të pengonte dëmtimin e mëtutjeshëm të GTX.

Për të marrë BIOS-in, ndërrimin e kartelës dhe sigurimin e garancisë, blerësit duhet t’u drejtohen dyqaneve ku i kanë blerë kartelat.

Print this item

  SilverStone SST-DC01 për lidhje në rrjet
Posted by: fl0r - 01-23-2021, 10:58 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0331092201747_210.jpg]

SilverStone prezanton aparatin interesant rrjetor SST-DC01, i cili përdoruesve u mundëson ndarjen e resurseve të ndryshme brenda rrjetit lokal. Pajisja përmes Ethernetit gigabitësh lidhet në LAN, ndërsa në vete përmban një eSATA dhe dy konektorë USB.

Konektorët shërbejnë për lidhjen e disqeve të jashtme ose printerëve, të cilët mund t’i shfrytëzojnë të gjithë brenda rrjetit, ndërsa konfiguracioni është i zgjidhur përmes një linje intuitive brenda uebit.

[Image: ston.jpg]

SilverStone SST-DC01 ka mbështetje të integruar për Samba, FTP, NFS, Bonjour, iTunes dhe DLNA, ndërsa aty janë edhe të përmendurit Printer Server, dhe mbështetje për klient Bit Torrent, VPN dhe IPv6.

Në këtë aparat është e mundur të lidhen disqet e jashtme dhe memoriet USB me sisteme të dosjeve EXT2, EXT3, XFS, NTFS, FAT16, FAT32 ose HFS të Apple. Kushton 135 euro

Print this item

  Detaje të çipsetës Intel X79
Posted by: fl0r - 01-23-2021, 10:56 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0401144928445_210.jpg]

Procesorët e rinj të Intel pritet të dalin në treg në çerekun e fundit të vitit përmes prezantimit të E çipeve Sandy Bridge, që do të thotë se çipet e reja do të jenë në treg me mbështetjen përkatëse.

Grupi i çipeve është X79, ndërsa sipas informacioneve ata do të funksionojnë vetëm me procesorët LGA 2011, duke mundësuar dy intervale PCI-Express x 16 @ x16 ose katër intervale PCIe x16 @ x8.

Do të ketë tetë linja PCI-Express x 2.0, Ethernet MAC gigabitësh të integruar dhe audio-kodek, ndërsa do të përmbajë deri në 14 hyrje USB 2.0.

Po ashtu, ky grup i çipeve që funksionojnë së bashku do të sigurojnë edhe opsione të lidhjes deri në 14 konektorë SATA.

Print this item

  iPhone(iOS)është sistemi operativ më i preferuar tek shqipta
Posted by: iceboy - 01-23-2021, 10:15 AM - Forum: IT Zone - Replies (43)

iPhone(iOS) është sistemi operativ më i preferuar tek shqiptarët

[Image: sistem-operativ-anketaa.png]

iPhone është sistemi operativ mobil më i preferuar tek përdoruesit shqiptarë, me 362 vota, trefish më shum se sistemi operativ i Google “Android” i cili u gjet në vendin e dytë me 116 vota, në një anketë të zhvilluar në rrjetin shoqëror Facebook, tek faqja më e madhe shqiptare “Cudira nga Bota”, e cila ka pothuajse 350 mijë fansa. Stafi i itshqip.com në bashkpunim me këtë faqe në facebook(Cudira nga Bota), realizoi këtë anketë për të shikuar se cili është ai sistem që më së shum shqiptarët e preferojnë në paisjet e tyre mobile.

Windows Phone 7 është në fund të listës me vetëm 21 vota, nga gjithsej 632, kjo gjë mund të ndodhë sepse Windows Phone është ende një platformë e re mobile dhe e cila ka më pak zgjedhje në telefonat mobile.

BlackBerry ka fituar gjithsej 91 vota, dhe ngjitet në vendin e tretë, kurse Symbian sistemi operativ i kompanisë mobile Nokia ka mbledhur 42 vota, dhe kështu renditet në vendin e parafundit respektivisht në vendin e katërt. Por kam një përshtypje që Symbian dalë nga dalë do të largohet nga konkurenca për sisteme operative mobile, kjo edhe përshkak që Nokia më herët kishte përmendur se tani më nuk do të shes Symbian telefona nga viti 2012, dhe do të kalojë në Windows Phone 7./itshqip

Burimi: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.itshqip.com/iphoneos-eshte-sistemi-operativ-me-i-preferuar-tek-shqiptaret#ixzz1IMX1emQh" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.itshqip.com/iphoneos-eshte-s ... z1IMX1emQh</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false;" onclick="window.open(this.href);return false;

Print this item

  KPS Update 1.4 FIX
Posted by: Obsession - 01-23-2021, 08:42 AM - Forum: CS - GUI - No Replies

Download KPS Update 1.4 FIX
Size: ( 3.55 MB )

[Image: szzxo2.jpg]
[Image: 120m9h1.jpg]
[Image: 2w1zhg7.jpg]
[Image: 2els7lx.jpg]
[Image: 3310xma.jpg]
[Image: fl900m.jpg]
[Image: 16h3qsp.jpg]
[Image: xpogug.jpg]
[Image: 2dlvv5z.jpg]
[Image: 2rm2nnb.jpg]

Logo:
[Image: 2q03fk1.jpg]

Icon:
[Image: ekp8iw.png]

Print this item

  WOW PVP
Posted by: sajrrox - 01-23-2021, 07:12 AM - Forum: WoW - Replies (1)

A ka naj shipec ksajde qe lun ne retail jo ne fallca o vlla se me falca spo luhet shkurt e shqip.Edhe kisha thon warning mos me i perkrah qita funservera te wowit se ne gjdo fourm te botes nuk i perkrahin. BTW te qendrom ne tem une luj ne frostmane (eu)
Dwarf
Holypala
85 lvl
365 itemlvl nese naj kush don me kontaktu ne wow add <!-- e --><a href="mailtoConfusedaj_rrox@hotmail.com">saj_rrox@hotmail.com</a><!-- e --> veq ne wow ose character name e kom Sajrrox Ally side ofc! bye bye all

Print this item

  ESK | Wallpaper
Posted by: danger man. - 01-23-2021, 05:48 AM - Forum: Punimet - Replies (10)

[Image: di-MYZU.png]

e thjesht veq thash te boj Smile

Print this item

  Pse ESK jasht funksionit?
Posted by: WeapoN - 01-22-2021, 09:57 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (49)

Çka ka ndodh me daten 29.03.2011 ?
Pe di qe shumica prej juve e keni n`kry kit pytje se "Pse eSportsKosova u kon jasht-funksionit prej dates 29 mars 2011 ??" e keni pa qe n`index ka shkrujt HACKED mirpo po foli ktu pak per me ju kjartsu krejtve menyren qysh ka ardh deri te shkrimi "HACKED"!!

Qysh u ardh deri te shkrimi "HACKED" ?
N`mengjesin e t`hanes (pra 29 mars) Hajra nuk ka mujt me hi n`addresen e vet n`hotmail, mavon provum e pam qe ESK osht down pra "hackerat" (n`thojza per arsye se po ju lojm juve me vendos se a ja vlen mi thon qashtu a jo) ja kan mar hajres addresen e hotmailit nepermjet Costumer Support ku hotmaili dihet se nuk osht shum i sigurt n`kto aspekte e masi qe jon hi n`add t`Hajres veq i kan mar passat e ESK`s krejt gati edhe veq jon hi i kan ndru, pra mos menoni qe ka pas ktu naj HACK drejtperdrejt me faqen, ktu kena t`bojna me marjen n`kontroll t`1 adrese e prej asaj adrese NDRIMIN e passwordave t`ESK`s edhe fshirjen e databazes ku shum shpejt e kena kthy qysh u kon e ksaj pune a ja vlen mi thon HACKED a jo vlersone ju .

Kush e ka bo kta ?
Saktsisht nuk pe dim as na mirpo tu u bazu n`bisedat e fundit qe kena bo me personat qe jon kon n`add t`hajres edhe n`add tem kena ra n`perfundim sipas fjalve t`ati personit se mas kti "sulmit" qendrojn do persona me arsyen se na sipas tyne "JENA TRADHTAR" qe pi hostojm serverat ne KGB, ama pom vjen keq qe qaj person qe na ka thon kto fjal nuk osht kah e vren se sipas ti at`her i bjen qe aj si ti qel syt e si t`ja nis me honger buk osht tradhtar (se e dim qe n`ballkan fatkeqsisht dominojn produktet e shkijeve edhe i konsumojm 99.9 prej neve) edhe osht tradhtar n`momentin qe e dhez PC`n se shkupi maqedonia shqipnia kosova 70% rjetin prej shkijeve e kena edhe pse e kena provajder IPKO KUJTESA etj linku kryesor vjen prej shkijeve.

A ka pas humbje ESK`ja ?
Perpos humbje t`pjesshme t`vizitave kena pas humbje t`vogla t`posteve ku saktsisht nuk po di as un po ma mer mendja dikun 100 MAX 200 poste edhe 30 MAX 50 usera, humbje tjera NUK kena pas.

A keni mar masa per mos me ndodh prap ky sen ?

Kuptohet qe kena mar shum masa per mos mu perserit ky sen, i kom ndru KREJT imellat n`lidhje me ESK, as 1 password i ESK`s NUK gjendet n`as 1 imell, imellat jon SHUM t`sigurta edhe nuk i din kerkush tjeter perpos meje, poashtu edhe passwordin e FTP`s tash e tutje i di edhe e maj veq un kerkush tjeter.

Per fund !!
Per fund ju informoj krejtve antarve qe prap e kena thy rekordin e vjeter t`vizitve qe u kon 56 mi po kit her me 1 numer shum shum ma t`madh ku per ma shum informoheni n`postin e dyt, poashtu edhe inatgjit jon t`ftum me lexu postin e dyt...

Print this item

  HP sjellë përkrahje për Google Cloud Print tek printerët e a
Posted by: iceboy - 01-22-2021, 09:05 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=HP_Desktop_697340376....cle_medium]

HP gjatë ditës së enjte ka shtuar një aftësi të re për përdoruesit e Google Cloud Print që të printojnë drejtpërsëdrejti në printerin e tyre të aftë për ePrint.


Të gjitha pajisjet Android dhe iOS, e gjithashtu edhe pajisjet tjera që përkrahin HTML5, do të mund të shfrytëzojnë një printer HP ePrint pa pasur nevojë të lidhen me të me ndonjë kabllo apo drajver shtesë.

Printimi Google Cloud deri tani është i shfrytëzueshëm përmes Gmail për Mobile, Google Docs për Mobile dhe Chrome OS, por ka gjasa që të shtohet edhe për aplikacionet e palëve të treta. Këtë e ka thënë edhe HP.

Veçoritë e kësaj mundësie të re përfshijnë aftësinë e printerit që të lidhet me një e-mail adresë të caktuar në një llogari në Google dhe pas kësaj të mundësohet printimi i dokumenteve që veçse janë përgatitur për tu futur në këtë proces. Printerët e HP të cilët kanë veçorinë ePrint janë ata të serisë Photosmart, Officejet, Envy dhe LaserJet Pro. /pcworldalbanian

Print this item

  Si të kontrolloni kompjuterin tuaj me zë
Posted by: iceboy - 01-22-2021, 09:04 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (1)

[Image: thumbnail.php?file=voicecontrol_51114694...cle_medium]

Përdorimi i letrës dhe stilolapsit i takon së kaluarës. E njëjta vlen edhe për përdorimin e tastierës. A jeni të pajtimit edhe ju që e kemi kërkuar për më shumë se 100 vite një përparim në sistemin e të dhënave hyrëse? Nëse po atëherë ju padyshim që jeni duke menduar në këto qasje për sistemin e ekraneve të ndjeshme në prekje apo për diçka të ngjashme të kontrollimit të kompjuterit si në filmin “Minority-Report”, por ajo se çfarë do t’ju tregojmë në vazhdim ka të bëjë me një metodë edhe më interesante për komandimin e kompjuterit. Komandimi me zë në Windows 7.

1. Merrni përsipër komandimin

Për të filluar me njohjen e zërit në Windows 7, klikoni mbi menynë Start dhe klikoni tek butoni i Control Panel (panelit kontrollues). Tani, zgjidhni grupin Ease of Access (qasje e lehtë) dhe hapni Speech Recognition (njohje e zërit).

[Image: files.php?file=Ease_of_access_594538915.jpg]

2. Rregulloni mikrofonin

Gjersa është e mundur që të fillohet me sistemin e kontrollimit me zë të Windows 7 pa bërë ndonjë përgatitje paraprake, ne ju këshillojmë të mos e bëni këtë. Nëse keni punuar më parë me komandat me zë, ju e dini se gjersa teknologjia ka pësuar ndryshime pozitive, ende është larg të qenit e përkryer. Në mënyrë që të kurseni vetën nga ndonjë nervozë potenciale dhe të shijoni përvojën më të mirë të mundshme, është esecnaile që të rregulloni si duhet mikrofonin. Nga dritarja e Configure Your Speech Recognition (konfiguroni njohjen tuaj të zërit),zgjidhni Set up Microphone (Rregulloni Mikrofonin).

[Image: microphone1_915505090.jpg]

Juve do t’ju shtrohet pyetja për të zgjedhur se çfarë mikrofoni përdorni. Në varësi të tipit që zgjidhni, Microphone Setup Wizard do të sugjerojë distancën optimale dhe konfigurimin që duhet të përdorni. Ju më pas do të keni mundësi edhe për të vendosur nivelin e audios.

3. Mësoni kompjuterin t’ju kuptojë

Tani që keni shpenzuar kohë për të rregulluar mikrofoni, është e udhës që të siguroheni se kompjuteri juaj po kupton çfarë po thoni. Shikoni sërish tek dritarja Configure Your Speech Recognition (konfiguroni njohjen tuaj të zërit) dhe zgjidhni Train Your Computer to Understand You (Mësoni kompjuterin që ai t’ju kuptojë). Pasi ta keni bërë këtë para jush do të paraqitet një tutorial me disa fjali që duhet t’i lexoni. Duke thënë me zë në mikrofon secilën prej tyre, Windows 7 do të përfitojë informatat që i duhen për të kuptuar komandat që ju do t’i shfrytëzoni shpesh.

Ndiqni me kujdes tutorialin dhe përshtatni sipas nevojës zërin dhe diktimin tuaj. Do të ishte gjë e vështirë që të ndryshoni mënyrën tuaj sesi flisni për t’iu përshtatur nevojave të Windows, por e njëjta gjë nuk është e vështirë në rastin kur ia ndryshoni mënyrën e të kuptuarit sistemit tuaj operativ, pra që ai të kuptojë në çfarë forme ju po thoni një komandë.

[Image: Speech_947045447.jpg]

4. Krijoni një tablelë “të mençur”

Kompjuteri mund të mos ju kuptojë, por ju e njihni gjuhën e tij (anglishten)? Në rastet kur përdoren veçoritë e njohjes së zërit në Windows 7 gjërat ecin për mrekulli, natyrisht nëse dini sesi të komandoni me aplikacionin. Për fat, Microsoft ka për ju një zgjidhje të mirë që do t’ju hyjë në punë qysh në fillim. Në listën përkatëse përfshihen informata në një numër të temave të ndryshme, përfshirë komandat për njohje të zërit, diktimi, komandat e tastierës dhe si të fusni karaktere speciale apo shenja të pikësimit.

Për tu qasur në këtë tabletë të “mençur”, shkoni tek Control Panel – Speech Recognition dhe Klikoni Open the Speech Reference Card. Ajo mund të printohet dhe ju rekomandojmë ta bëni këtë. Në fund të fundit nuk është turp nëse përdorni rrota ndihmëse gjersa të mësoheni të drejtoni biçikletën në vete apo jo? E njëjta vlen edhe për materialin referues për kompjuter.

5. Filloni komandimin

[Image: speech_1_568578501.jpg]

Tani që keni bërë të gjithë hapat që ju rekomanduam, është koha që të merrni përsipër kontrollin e kompjuterit tuaj. Nga paneli i Speech Recognition, zgjidhni Start Speech Recognition. Ju sërish do të lëvizni përmes procesit të përzgjedhjes dhe rregullimit të mikrofonit tuaj. E më pas do t’ju shtrohet pyetja nëse dëshironi të përdorni apo mos përdorni manualin e Windows 7 për komandat e zërit apo moduset që aktivizohen me zë. Për një eksperiencë të plotë ne ju sugjerojmë ta provoni këtë gjë në kompjuterin tuaj, dhe në këtë formë të sprovoni vetën me një metodë të së ardhmes të kontrollimit të kompjuterit tuaj./pcoworld.al

Print this item