Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1392 online users.
» 0 Member(s) | 1388 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 469

 
  Macja ‘cool’ (Video)
Posted by: Nikita - 05-13-2021, 06:13 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

[Image: f.0720141523267_m.jpg]
Këtë mace në video askush s’mund ta nervozojë dhe me sjelljen e saj ‘cool’ ajo nuk është fare e interesuar për ambientin i cili e rrethon.
Përveç se u gjend në territori të huaj, me paraqitjen e saj shqetësoi disa zogj.

Çifti fluturues hapur shprehu pakënaqësinë e pranisë së maces. Por macen më cool kjo nuk e shqetësoi aspak. Shikojeni videon!
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=pCBofdIf9kg[/youtube]

Print this item

  Polici turpëroi shoferët (Video)
Posted by: Nikita - 05-13-2021, 06:10 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

[Image: f.0720212225177_m.jpg]
Edhe nëse në videon që po ua sjellim ka eksplodime, vajza lakuriq ose rënie tragjike, njerëzit e pëlqejnë pasi ajo paraqet një njeri në shikim të parë i zakonshëm i cili posedon shkathtësi të pabesueshme që me motoçikletën e tij manovron në pista të ngushta dhe me plot kthesa.
Policin e pabesueshëm Donnie Williams gjatë performancës së tij për qëllime humanitare që e organizoi në fund të qershorit mund ta shihni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=pJxOsYh12yY[/youtube]

Print this item

  Donatori la 200.000 dollarë në kontejner
Posted by: Nikita - 05-13-2021, 06:06 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

[Image: f.0721084224837_m.jpg]
Një donator anonim la gati 200.000 dollarë në një kontejner mbeturinash para një qendre të Kryqit të Kuq në Danimarkë.
Paratë u gjetën në kontejner para një grumbulli rrobash të falura. Me paratë u gjet edhe porosia si vijon: “Për Kryqin e Kuq Danez nga një person anonim. Grumbullimi i parave zgjati 40 vite”.

Personeli i Kryqit të Kuq falënderoi publikisht donatorin, por policia i bëri thirrje donatorit të lajmërohet, për të vërtetuar se paratë nuk kanë prejardhje nga ndonjë aktivitet kriminal.

“Nuk ndodhë shpesh që të na dhurojnë kaq shumë para në një qese plastike”, deklaroi Brigit Dam, sekretare e Kryqit të Kuq në qytetin Tornved. Ajo tha se paratë ishin vendosur me kujdes në dhjetë zarfe të mbrojtura mirë. /Telegrafi/

Print this item

  Levono prezanton tabletin IdeaPad K1 dhe P1
Posted by: Nikita - 05-13-2021, 05:51 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0720113635605_210.jpg]
Kompania Levono ka prezantuar dy tabletët e saj, të cilët pritet të dalin shumë shpejt në treg. I pari është IdeaPad K1, ndërsa modeli i dytë është IdeaPad P1.
Tableti IdeaPad K1 është një pajisje e cila do të punojë më një sistem operimi Google Android Honeycomb 3.1, me keran 10.i-inch me prekje me rezolucion 1280 x 800, me procesor Tegra 2 1 GHz dhe një bateri e cila mban deri në 10 orë punë.

Ndërkohë tableti IdeaPad P1 do të ketë një sistem operimi Windows 7, ekran 10.1-inch, precesor Intel 1.5 GHz, 2GB DDR2 RAM, memorje të integruar 64 GB, një kamera ballore 2 megapiksel, Bluetooth, WiFi dhe portë USB-je.

Tableti IdeaPad K1 del në treg më 28 Korrik dhe kushton 499 $, ndërsa për modelin tjetër nuk ka ende të dhëna lidhur me çmimin. /Telegrafi/
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.viddler.com/explore/engadget/videos/2810/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.viddler.com/explore/engadget/videos/2810/</a><!-- m -->

Print this item

  Tableti Mini7 i Cool
Posted by: Nikita - 05-13-2021, 05:48 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0720101914540_210.jpg]
Kompania Cool ka nisur të zgjerojë biznesin e saj edhe në tregun e tabletëve, ndërsa ka prezantuar prototipin e tij Mini7.
Kjo pajisje ka një sistem operimi Google Android 2.2, me një ekran 7-inch me prekje të shumëfishtë 800 x 480, një procesor Amlogic AML 8726 ARM Cortex-A9 procesor, ARM Mail-400 GPU, 512 MB DDR2 RAM, memorje të integruar 8 GB me mundësi rritje edhe 32 GB të tjerë përmes kartë mikro SD, portë HDMI dhe WiFi.

Çmimi për këtë tablet të Mini7, të Cool, pritet të publikohet së shejti. /Telegrafi/

Print this item

  Një jaht prej ari e platini!
Posted by: BAAM - 05-13-2021, 04:36 AM - Forum: IT Zone - Replies (2)

Një jaht prej ari e platini!

[Image: jahti.jpg]

Një biznesmen malajzian ka shpenzuar 3 miliardë dollarë në një jaht prej ari dhe platini.

"History Supreme" u realizua duke përdorur 100,000 kilogram, të metaleve të çmuara.

Ato u përdorën në të gjithë jahtin, që nga baza - e cila është e mbështjellë me ar - në kuvertë, zonën e ngrënies, binarë dhe spirancë.

Cmimit i lartë është edhe rezultat i një dhome gjumi të mrekullueshme e cila është e stolisur me platin, gurë meteoriti dhe një kockë e vërtetë e dinozaurit T-Rex. Ky jaht do ta bënte ziliqar edhe pronarin e Chelsea-s, Roman Abramoviç. /albeu.com/

Print this item

  Dhjete grabitqaret me te “zote”
Posted by: BAAM - 05-13-2021, 04:26 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

Dhjete grabitqaret me te “zote”
Ne ekologji, grabitja eshte nje nderveprim biologjik ku grabitqari ushqehet me prene e vet. Grabitqaret mund edhe te mos e vrasin prene perpara se ta hane, por grabitja gjithmone perfundon me vdekjen e prese. Klasifikimi kryesor i grabitqareve nuk bazohet ne ate se cfar gjuajne dhe hane, por ne menyren se si e bejne kete dhe ne natyren e pergjithshme te nderveprimit mes te tyre dhe llojeve te preve. Ketu merren ne konsiderate dy faktore: afersia ne te cilen ndodhet grabitqari me prene, si dhe nese preja vritet direkt apo jo nga grabitqari.

[Image: 10.jpg]
[Image: 9.jpg]
[Image: 81.jpg]
[Image: 76.jpg]
[Image: 6.jpg]
[Image: 52.jpg]
[Image: 41.jpg]
[Image: 31.jpg]
[Image: 11.jpg]
[Image: 2.jpg]

/lajmeshqip.com

Print this item

  Shtiret si avokat, dënohet me 2 vite burg
Posted by: BAAM - 05-13-2021, 04:25 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Shtiret si avokat, dënohet me 2 vite burg

[Image: Tahir_Malik.jpg]

Një njeri nga Chicago, i cili trajtoi më shumë se 60 raste ligjore ndërsa shtirej si një avokat, u deklarua fajtor dhe u dënua me dy vite burg.

Tahir Malik, 47 vjeçar, u deklarua fajtor për falsifikim dhe mishërim të një avokati dhe u dënua me dy vite burgim.

Autoritetet thanë se Malik, i cili punoi në më shumë se 60 raste duke përfshirë edhe raste të vogla kriminale, u arrestua pasi disa nga "kolegët e tij" zbuluan se ai nuk ishte i licensuar për ushtrimin e ligjit.

"Asnjë nuk dyshoi për vite pasi ai bëri çdo gjë si duhej - përveç sigurimit të një diplome" tha sherifi Tom Dart. /albeu.com/

Print this item

  Pëllumbi udhëton çdo ditë në traget për tre vite
Posted by: BAAM - 05-13-2021, 04:24 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

Pëllumbi udhëton çdo ditë në traget për tre vite

[Image: pellumbi.jpg]

Anëtarët e ekuipazhit të një trageti thanë se i njëjti pëllumb i egër ka udhëtuar në traget gati çdo ditë për 3 vitet e fundit.

Ata thanë se pëllumbi me nofkën Tony ulet në bord pothuajse çdo ditë gjatë udhëtimit rreth orës së pikut dhe lëviz nëpër traget për dy orë.

Më vonë ai kthehet përsëri për një turn tjetër 2 orësh gjatë udhëtimit në mbrëmje.

"Kam qënë për 23 vite në këtë punë dhe kurrë nuk kam parë një gjë të tillë. Tre vite më parë pëllumbi u shfaq dhe filloi të lëvizte nëpër kabina duke ngrënë grimca. Dhe më pas filloi të vinte çdo ditë në të njëjtën orë. Dhe po bën një punë pastrimi më të mirë se shokët e mi" tha George Schumpp, një nga anëtarët e ekuipazhit.

Ekuipazhi i tragetit gjithashtu tha se ata e kanë bërë Tony-n "maskotën" e tyre jozyrtare dhe kanë krijuar një faqe në Facebook për të. /albeu.com/

Print this item

  GameGune 2011 (fitues: SK Gaming)
Posted by: Jo :) - 05-13-2021, 12:14 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (41)

[Image: eskgamegune.png]

Info
Edicioni i vitit 2011 të GameGune do të përmbajë 21 ekipe pjesëmarrëse, ku një total prej 22,500 Eurove. do të jenë si shpërblim.

Eventi do të fillojë me fazën e grupeve, ku dy ekipet më të mira nga çdo grup do të vazhdojnë më tutje në playoff, ndërsa ekipi i tretë më i mirë në grup do të vazhdojë për në lower bracket.

fnatic janë ekipi që do të mundohen të mbrojnë titullin nga viti i kaluar, ndërsa qëndroni me ne nga 22 deri më 24 korrik për të parë se kush do ta fitojë këtë edicion të 2011 të GameGune

Eventi
GameGune 2011

Shpërblimet
22,500 Euro

Data e fillimit
22 korrik 2011

Vendndodhja
Bilbao, Spanjë

Ekipe
21

Print this item