1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Tutorial per fillestar.

Tema tek 'League of Legends' e hapur nga BurnJB, 1 Nëntor 2012.

View Users: View Users
  1. BurnJB

    BurnJB Antarë

    Anëtarësuar:
    29 Tetor 2012
    Postimet:
    11
    Pëlqime të marrura:
    0
    Kjo osht vetem tutorial per ata qe nuk i kuptojn objektivet e ksaj loje.

    Objektivet kryesore ktu jon.
    1. Shkatrro towerat (Ose kullat)
    2. Shkatrro inhibitors
    3. Shkatrro Nexus (Fiton lojen)


    Mapi osht ky.(Pak i vandalizum per arsye ndihme)
    [​IMG]
    Ku ngjyrat e gjelbra dhe te kuqe prezentojn towerat.
    Dhe katroret e vegjel inhibitorat.
    Edhe katrori i madh Nexus.

    Loja fillon nga 00:00 (Logjike e thjeshte hahaha) dhe ne 1:30 minions(Creeps ose ushtart) fillojn te dalin qdo 30 sekonda.
    Loja mundet edhe mu dorzu duke shenuar ne chat.
    Code:
     *preke enter* /surrender ose /ff 
    Objektivet dytesore mund ti qujm edhe ato objektive qi t ndihmojn me fitu pare shume edhe me t dhon avantazh jon.
    Dragon edhe Baron qe qendrojn ne pikat e verdha.
    Dragon osht ne anen e poshtme osht nje dragon i cili bon damage te mjaftueshem nese nuk je i pregaditur.
    Ndersa Baron osht shum i fort edhe ne pak raste tentohet qe te solo (ose 1v1 me baron) pasiqe baron bon damage shum.

    Normal ky osht vetem nje guide per fillestar pas nje kohe do filloj edhe ti spjegoj edhe shum sene tjera.
     
  2. TooN

    TooN Nëntoger

    Anëtarësuar:
    17 Shkurt 2011
    Postimet:
    93
    Pëlqime të marrura:
    0
    Pak po tnimoj nese se ki problem me spjegu ma shum.

    League of Legends

    League of Legends osht 1 loj sikur DotA, madje disa lojtar te DotA do te gjejn shum gjera te njejta pasi qe disa prej krijuesve te DotA kan kaluar per Riot, kreatoret e League of Legends. League of Legends per momentin osht loja ma e njohur e zhandrit te vet me miliona lojtar. Kjo loj e cila eshte e njohur edhe sikur lol jep shum mundesi te ndryshme per avansimin e champion (karakterit tuaj). Secilin champion mundeni me lujt sipas deshires suaj apo si ju pershtatet juve. Ne loje jan te pranishme Runes, Masteries, Summoner Spells dhe items te cilat ju mundesojn me lujt champions sipas deshires suaj. Kto mund tju ofrojn Attack Damage, Ability Power, Extra Gold, Movement Speed, Attack Speed, Critical Chance e shum gjera te tjera. Secila prej ktyre do te pershkruhet me posht. Qellimi i qdo loje eshte qe te shkatrohet Nexus kundershtar e per te arritur kete duhet qe se paku ti prishni 5 turrets dhe nje inhibitor.

    Turrets

    Turrets jan disa kulla te cilat gjuajn champions apo minions qe i afrohen. Bejn damage te konsiderueshme ne fazen e hershme te lojes, por edhe ne fazen e vonshme duhet te kemi kujdes prej tyre. Gjithsej ne loje jan 11 Turrets, 3 ne secilen lane dhe 2 qe e mbrojn Nexus. Turretave nuk i mushet health perveq atyre qe e mbrojn nexus keshtu qe eshte ide e mir qe ti bejm sa me shum damage turretave ne lane, pasi atyne nuk ju mushet health. Si punon turreti, kon e rrok ma perpara? Turreti i rrok minions gjithmon, po nese i bon damage 1 champion edhe je afer turretit, turreti fillon me t'rrok ty, por nese i largohesh at'here ai do filloj ti gjuaj minions perseri. Turretat nuk ngjallen masi i prish niher.

    Inhibitors:

    - Ndryshe prej DotA dhe DotA 2, ne League of Legends kur e prish nje inhibitor, ai ringjallet pas nje kohe. Per sa inhibitor osht i prishun kundershtarit i dalin minions ma tfort (Super minions n'DotA). Nese jon krejt inhibitors te prishun, at'here kundershtarit i dalin ma shum minions.

    Nexus

    Nexus osht shpija kryesore e secilit ekip, nese prishet nexus at'here loja mbaron. Nexus nuk mundet me u prish nese ka inhibitors gjall, apo nese nuk jan prish turretat qe e mbrojn ate.

    Loja luhet ne 3 lane dhe jungle.

    Top lane lun bruiser, puna e t'cilit osht me myt Ad Carry (e spjegoj pak ma von qka osht Ad Carry). Bruiser osht vet ne lane zakonisht. Duhet me farm sa ma shum minions (mi myt) per ma shum gold qe me mujt me pshtu gjall masi e myt Ad Carry kundershtar.
    Mid lane lun AP, e cila dmth Ability power (mage). Ky bon shum damage me spella, osht njo prej targetave kryesor per kundershtarin. Sikur top lane, edhe ky duhet me farm minions.
    Bot Lane lujn Support edhe Ad Carry po niher po foli per Ad Carry. Ad Carry ka per detyr mi bo sa ma shum damage prej larg, preferohet mu kon range per mos me hi fell ne fight pasi qe e mysin leht. Ky duhet me pas ma se shumti minions ne loj, dhe nese osht lojtar i mir edhe nuk merr shum damage munet me bo ekstrem shum damage. Support osht ni role tjeter, ky e support Ad Carry, puna e kti kryesore osht mos mi lon tjert me myt Ad Carry ose me fjal tjera mi ja siguru farm. Ky nuk myt minions po blen items qe i jepin ma shum gold edhe items qe i nimojn ekipit (movement speed per krejt ekipin, Health Regen, Mana Regen, Armor, Magic Resist etj).
    Jungle zakonisht lun tank-i i ekipit. Puna e kti osht me myt jungle camps (Ne guide te BurnJB e shohim 1 foto te mapit, ato pikat e zeza jon jungle camps. ) edhe mi nimu lanes. Qysh i nimon lanes? Ky shkon prej jungle ne lane te tjerve pa u pa, edhe kur i vjen rasti i mir hin me myt bashk me shokin i cili osht n'lane. Ka junglers shum te mir qe si len me ik kurqysh edhe masi jon 2 kunder 1. Ne jungle camps gjithashtu gjenden 2 buffs, blue buff i cili e rrit mana regen dhe red buff i cili per qdo hit bon true damage n'kundershtarin edhe e slow (true damage osht damage qe nuk e njeh armorin). Blue buff i dyt preferohet mi ja lon mid champion pasi qe aj perdor spells per me vra champions edhe me farm i duhen ma shum mana. Kto buffs dalin ne minuten 1:55 ndresa kampet e thjeshta dalin 1:40. Per jungler me mana preferohet mi ja nis blue buff, po nese don me bo early gank ja nis edhe red. Masi i merr buffs ato dalin prap mas 5 minutave.
    Kto lane munen edhe mu ndru psh bruiser me shku bot e Ad carry edhe support top, po per momentin kshtu perdoren me se shumti.

    Summoner Spells:

    [​IMG]

    Kto nalt qe pi shihni e kan emrin Summoner Spells. Ne qdo loj mundemi me i zgjedh 2 prej ktyne. Secila ka efekte te ndryshme. Kto kan cooldown te ndryshem kshtu qe duhet me prit per 1 koh te caktuar per mi perdor prap.

    E para ne foto quhet Clarity, kur perdoret ti kthen 40% prej maksimumit t'mana qe i ki ti edhe shokt rreth teje.
    E dyta nuk perdoret ne summoner's rift (classic game) kshtu qe ja kom bo X.
    E treta ne foto quhet Ghost, kur perdoret ta rrit movement speed per 27% (hec 27% ma shpejt) edhe nuk tpengojn minionat per me hec (unit collision).
    E katerta ne foto quhet Heal, kur perdoret ja shton krejt ekipit health per 90 deri 345 (varet prej levelit)
    E pesta ne foto quhet Revive, e ngjall champion ton meniher por ka shum cooldown.
    E gjashta ne foto quhet Smite, osht shum e randsishme per junglers pasi qe ben 450-870 (varet prej levelit) true damage ne monsters.
    E shtata ne foto quhet Cleanse, kjo i hjek krejt stuns, slows, roots, snares etj prej champion dhe per 3 sekondat e ardhshem kto zgasin 65% ma pak (ato qe ti bojn masi e ke perdor kit summoner spell).
    E teta ne foto quhet Teleport, me kta munesh mu teleportu ne minions, wards ose turrets t'ekipit ton. Vrejtje: nuk osht teleport i menjehershem, vonon rreth 3-4 sekonda dhe me stun munet mu nal. Ne venin ku po teleportohesh gjithashtu shihet se po teleportohesh.
    E nenta ne foto quhet Barrier, kjo i shton 115-455 (varet prej levelit) health championit ton per 2 sekonda.
    E 10 ne foto quhet Exhaust, kjo e ngadalson 1 champion kundershtar per 30%, ja ul attack speed (shpejtsin e sulmeve) per 50% dhe damage qe e bon per 30% per 2.5 sekonda.
    E 11 ne foto quhet Ignite, kjo i bon 70-410 true damage 1 champion kundershtar gjat 5 sekondave dhe ja ul qdo efekt qe i shton health per kto 5 sekonda.
    E 12 ne foto quhet Clairvoyance, kjo e hap nje pjes te vogel te mapit per 5 sekonda.
    E 13 ne foto quhet Flash, kjo e teleporton champion 1 rrug t'shkurt drejt mausit.​
     
  3. SHTRIGA

    SHTRIGA Hero

    Anëtarësuar:
    5 Tetor 2010
    Postimet:
    727
    Pëlqime të marrura:
    0
    shum te qarte , thnx per tutorialin
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2019 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]