1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Dëmet që shkaktojnë rrezet e diellit mbi lëkurën tonë

Tema tek 'Diskutime për gjërat edukative' e hapur nga Baci GJOK, 20 Qershor 2014.

View Users: View Users
  1. Baci GJOK

    Baci GJOK Guest

    [​IMG]
    I nxehti ka nisur tashmë, e përveç dëshirës për pushime dhe një ngjyrë të bronztë, na vë edhe përballë një sërë rreziqeve shëndetësore të cilat mund të evitohen në rast se tregohemi të kujdesshëm me oraret e ekspozimit nën rrezet e diellit. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekja Ilda Xhelili tregon se cilat janë dëmet që shfaqen në lëkurë nga marrja e rrezeve të tepërta të diellit. Ekspozimi ynë në rrezet e diellit është mjaft i rëndësishëm për jetën tonë, pasi në prani të tyre vitamina D bën të mundur absorbimin e kalçiumit, një element i rëndësishëm për të pasur kocka të forta e të shëndetshme. Por, për të arritur këtë nuk është e domosdoshme të qëndrohet pa kufij nën rrezet e diellit, gjë e cila mund të shkaktojë dëme të parikthyeshme. Ekspozimi i pambrojtur ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë dëmtime të lëkurës, dëmtime në sy, dobësim të sistemit imunitar (sistemi mbrojtës i organizmit), kancerin e lëkurës, etj. Por, duke marrë masat e duhura mbrojtëse ne jemi në gjendje të minimizojmë efektet negative të rrezeve të diellit.



    Cilat janë rrezet e dëmshme të diellit, si mund ti dallojmë?
    Dielli rrezaton dritë në tokë, dhe një pjesë e asaj drite përbëhet prej rrezeve të padukshme ultravjollcë (UV). Kur këto rreze arrijnë në lëkurë, ato shkaktojnë ngrohje, djegie dhe dëmtime të tjera të lëkurës. Rrezet e Diellit përmbajnë tre lloje të rrezeve ultravjollcë: UVA, UVB dhe UVC. Rrezet UVA shkaktojnë rrudhjen dhe plakjen e lëkurës, si edhe japin kontributin e tyre në kancerin e lëkurës si për shembull melanoma. Rrezet UVA e kalojnë lehtësisht shtresën e ozonit (shtresa mbrojtëse e atmosferës përreth tokës) duke përbërë kështu llojin më të madh të rrezeve ultravjollcë, ndaj të cilave ne ekspozohemi më shumë. Nxirja nga dielli nuk e mbron lëkurën tonë nga dëmtimet e mëtejshme të rrezeve të diellit, nxirja krijon iluzionin e gabuar për mbrojtjen nga rrezatimi ultravjollcë. Rrezet UVB janë gjithashtu të rrezikshme pasi shkaktojnë djegie të lëkurës, infeksione të syve, turbullime të pamjes, dobësim të sistemit imunitar, si dhe kontribuojnë në kancerin e lëkurës (melanomës, forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës). Kjo e fundit mendohet të jetë e lidhur me djegiet e rënda të lëkurës që ndodhin para moshës njëzetë vjeç. Shumica e rrezeve UVB janë të absorbueshme (përthithshme) nga shtresa e ozonit, por edhe ato që e depërtojnë këtë shtresë dhe arrijnë në lëkurë mjaftojnë për të shkaktuar dëmet që përmendëm më sipër.





    Ç’farë është e rëndësishme për t’u mbrojtur nga rrezatimi ultravjollcë?
    Trupi ynë reagon ndaj rrezeve ultravjollcë nëpërmjet një substance kimike të gjendur në lëkurë dhe që quhet melaninë. Kjo përbën dhe mbrojtjen e parë ndaj diellit, pasi ajo thith rrezet e dëmshme përpara se ato të shkaktojnë dëmtime serioze të lëkurës. Melanina është gjetur në përqendrime të ndryshme të lëkurës në varësi të racave dhe ngjyrave të ndryshme. Sa më e çelët të jetë ngjyra e lëkurës aq më e paktë është sasia e melaninës dhe rrjedhimisht sasia e rrezeve që melanina përthith është më e paktë. Kështu që edhe dëmet që shkaktojnë këto rreze në lëkurë janë më të mëdha. Ndërsa te njerëzit me lëkurë në ngjyrë të errët sasia e melaninës është më e madhe, kështu që edhe sasia e rrezeve që ato përthithin është më e madhe, për rrjedhojë edhe mbrojtja ndaj dëmeve që shkaktohen në lëkurë është më e madhe. Por, pavarësisht kësaj, si njerëzit me lëkurë të çelët ashtu edhe ata me ngjyrë të errët kanë nevojë për mbrojtje ndaj rrezeve UV, sepse çdo nxirje apo djegie e lëkurës shkakton dëmtime të saj.



    Cilat janë kategoritë më të rrezikuara për t’u prekur nga rrezet e dëmshme?

    Rreziku i dëmtimit ndaj rrezeve UV rritet me sasinë dhe intensitetin ndaj ekspozimit.
    Ata që janë të ekspozuar në mënyrë kronike ndaj diellit si për shembull fermerët, peshkatarët, janë në rrezik më të madh. Intensiteti i rrezeve të diellit nuk është i njëjtë gjatë gjithë vitit, si edhe në lartësi të ndryshme apo edhe gjerësi të ndryshme gjeografike në të cilat mund të ndodhemi. Rrezet UV janë më të forta në stinën e verës. Rrezet janë më të fuqishme edhe pranë ekuatorit, si edhe në lartësitë e mëdha ku ajri është më i rrallë dhe lejon depërtimin më lehtë të rrezeve të diellit. Edhe në stinën e dimrit në qoftë se shkojmë për ski në vende me dëborë, duhet të aplikojmë më shumë krem mbrojtës ose të përdorim maska dhe syze mbrojtëse pasi në dëborë rrezet e Diellit pasqyrohen më mirë në sipërfaqet me dëborë. Ato pasqyrohen mirë edhe në sipërfaqet ujore, duke rritur kështu probabilitetin për djegie nga dielli. Djegia nga dielli ndodh kur sasia rrezatimit UV është më e madhe se sa ajo që përthithet nga melanina. Shumë të kujdesshëm duhet të jemi në mbrojtjen për fëmijët që kanë ngjyrë të çelët të lëkurës dhe të flokëve si dhe ata që kanë histori familjare të kancerit të lëkurës, sidomos melanoma.



    Cilat janë masat që duhet marrë për të shmangur dëmet e rrezeve të diellit?
    Në radhë të parë duhen shmangur qëndrimet në Diell në kohën kur ai është në pikat më të larta të horizontit. Kjo ndodh midis orëve 10:00 dhe 16:00. Në rast se jemi të detyruar të qëndrojmë në këto orare është mjaft e rëndësishme të mbrohemi prej tyre duke përdorur krem me faktorë të lartë mbrojtës, syze mbrojtëse dhe kapele. Edhe në ditë të ftohta apo kur qielli është i mbuluar me re, rrezet UV udhëtojnë nëpër re dhe pasqyrohen në sipërfaqet e rërës, të ujit e në sipërfaqet e tjera. Pikërisht në kohë të ftohtë e me erë krijojmë idenë e gabuar se nuk na dëmton dielli pasi temperaturat e ulëta dhe era që fryn krijojnë freski në sipërfaqen e lëkurës. Por, edhe në këtë rast rrezet e Diellit janë njësoj të dëmshme. Ato në mënyrë të padukshme e të pakuptueshme mund të shkaktojnë dëme të lëkurës. Mjaft e rëndësishme është që gjatë kohës së plazhit, sidomos fëmijët, të mos qëndrojnë të shtrirë nëpër shezllonge në orët e pikut (10:00-16:00)edhe pse ndodhen nën hijen e çadrave. Edhe në orët e rekomanduara duhen aplikuar patjetër kremrat mbrojtës, syzet mbrojtëse, kapelet, etj. Për arsye se foshnjat kanë lëkurë të hollë dhe me sasi të paktë të melaninës, lëkura e tyre digjet më shpejt nga dielli. Por, te këta fëmijë (nën 6 muajsh) nuk rekomandohet aplikimi i kremrave mbrojtës prandaj ata duhen shmangur sa më shumë të jetë e mundur nga dielli në orët e pikut. Ata, ashtu si edhe për fëmijët më të rritur duhet të vishen me tesha të lirshme e me ngjyra të çelëta, të përdoren kapele e çadra mbrojtëse, ose për fëmijët më të rritur të luajnë nën tenda mbrojtëse që bëjnë hije.



    Por, si duhen aplikuar këta kremra mbrojtës?
    Për fëmijët mbi 6 muajsh dhe më të rritur zgjidhet një krem me faktor të lartë mbrojtës (SPF 50 ose 30, në varësi të ngjyrës së lëkurës). Kremrat janë të llojeve dhe firmave të ndryshme, në formë spraji apo kremi të trashë, për lëkurë të ndjeshme dhe alergjike. Rëndësi ka të shohim në etiketë datën e skadencës, mbrojtjen ndaj të dy llojeve të rrezeve të Diellit (UVA dhe UVB), si edhe kur jemi alergjikë të shmangim ata kremra që kanë në përbërjen e tyre dioksid titani (një kimikat pa bllok). Këta kremra janë testuar që nuk përshkohen nga uji apo nga djersa. Aplikimi i tyre nuk duhet bërë në momentin që dalim në diell, por 30 minuta përpara se të dalim aplikojmë në lëkurë një sasi të mirë kremi duke mos harruar buzët, veshët, shpatullat, pjesën e pasme të qafës si edhe pjesët nën shiritat e rrobave të banjës. Aplikimi i kremit mbrojtës duhet përsëritur çdo dy orë dhe pa e kursyer në sasi. Edhe kur lëkura nxihet, kjo është shenjë e djegies nga dielli. Përveç dëmeve në lëkurë kemi edhe dëmtimet e syve. Nuk janë të pakta rastet me djegie të kornesë dhe kur këto janë të përsëritura çojnë deri në turbullimin e pamjes dhe infeksione të rënda. Prandaj është e rëndësishme, si për të rritur dhe për fëmijë përdorimi i syzeve me mbrojtje të sigurt 100 për qind UV (kështu duhet të lexojnë në etiketë).



    Po në qoftë se digjemi ç’farë rekomandohet?
    Në radhë të parë, rekomandohen banja dhe kompresa të freskëta për të larguar ndjenjën e nxehtësisë. Pastaj aplikohen xhelëra me “Aloe Vera” që ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës, si edhe kremra hidratantë. Për lehtësimin e dhimbjeve dhe të dridhurave mund të përdorim paracetamol ose ibuprofen. Por, nëse gjendja është serioze dhe me temperaturë të vazhdueshme nuk duhet të ngurojmë të shkojmë te mjeku. Mjaft e rëndësishme gjatë verës për hidratimin e lëkurës është përdorimi i shumtë i lëngjeve.



    Kujdesi për të sëmurët kronike
    Individë me sëmundje kronike janë një ndër kategoritë që duhet të bëjnë kujdes maksimal gjatë ditëve të nxehta. Kjo pasi pothuajse të gjithë personat me sëmundjet kronike paraqesin një rrezik për përkeqësim të sëmundjes kronike apo për vdekje për shkak të nxehtësisë. Sëmundjet që paraqesin më shumë rrezik janë hipertensioni, sëmundje të zemrës; astma bronkiale, bronkiti kronik, pneumopatia obstruktive kronike; diabeti, insuficienca e veshkave, çrregullimet psikiatrike si skizofrenia, depresioni, demenca, gjendjet febrile, etj.



    Mbrojtja e bebeve
    Për arsye se foshnjat kanë lëkurë të hollë dhe me sasi të paktë të melaninës, lëkura e tyre digjet më shpejt nga dielli. Por, te këta fëmijë (nën 6 muajsh) nuk rekomandohet aplikimi i kremrave mbrojtës prandaj ata duhen shmangur sa më shumë të jetë e mundur nga dielli në orët e pikut. Ata, ashtu si edhe për fëmijët më të rritur duhet të vishen me tesha të lirshme e me ngjyra të çelëta, të përdoren kapele e çadra mbrojtëse, ose për fëmijët më të rritur të luajnë nën tenda mbrojtëse që bëjnë hije.



    Dëmtimet në sy nga i nxehti
    Përveç dëmeve në lëkurë kemi edhe dëmtimet e syve. Nuk janë të pakta rastet me djegie të kornesë dhe kur këto janë të përsëritura çojnë deri në turbullimin e pamjes dhe infeksione të rënda. Prandaj është e rëndësishme, si për të rritur dhe për fëmijë përdorimi i syzeve me mbrojtje të sigurt 100 për qind UV (kështu duhet të lexojnë në etiketë).

    Rregulla të thjeshta, por të nevojshme për të gjithë

    • Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra te hapura, si në

    shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia.

    • Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë.

    • Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje

    vonë. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës.

    • Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 gradë dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë. Evitoni korrentet e mundshme .

    • Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush, ose duke u lagur me

    peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë, ballë.

    • Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë.

    • Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.

    • Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta.

    • Gatuani dhe ruani ushqimet të sigurta.

    • Evitoni aktivitete fizike të forta, sidomos në orët e nxehta të ditës,10:00- 16:00.

    • Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar.




    EKSKLUZIVISHT PER : eSportsKosova nga Baci GJOK ! Shpresoj qe ju kom ndihmuar
     
  2. IZNOUGOOD -.-

    IZNOUGOOD -.- Kapiten

    Anëtarësuar:
    26 Nëntor 2013
    Postimet:
    157
    Pëlqime të marrura:
    0
  3. Kony

    Kony Moderator
    Moderator

    Anëtarësuar:
    5 Tetor 2012
    Postimet:
    2,109
    Pëlqime të marrura:
    1
    Valla kur shkoj ndeti bona si asi magjupi qe shet kollomoqa po qka me bo qatu rregulla qe i ke qit ti shumica i respektojne kshtu qe sbesoj qe ka me pas naj problem per neve
     
  4. Baci GJOK

    Baci GJOK Guest

    Djem kto jon kshilla qe per menimin tem duhet mi ndjek e mos mi Nenqmu se niher doken sene t'vogla veq ma von tanej ... THU PSE SJA BONA QASHTUT !

    vet e kom pas 1 rast nbazen e kom harru kamen jasht qadre tu u habit mas 1 femne tu fol me tah na 1 or :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
    kur jom ardh nshpi rrafsh 2 dit ekom majt kamen me akell veq mu q'aj :p

    Ma mir osht mu vetdisu si shoqni... kshtut qe Munohni se per tmiren e ktejtve e kom postu jo veq sa per postime!
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2018 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]