1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Me 20 Mars Do Te ket eklips Qfarë Do Të Bejne Muslimanët

Tema tek 'Feja Islame' e hapur nga MeeLOsGashi, 18 Mars 2015.

Statusi i temës:
Temë e mbyllur. Nuk mund të postoni.
View Users: View Users
  1. MeeLOsGashi

    MeeLOsGashi Gjeneral

    Anëtarësuar:
    8 Janar 2014
    Postimet:
    642
    Pëlqime të marrura:
    1
    Të premten me 20 mars do të ketë një eklips in shaallah. Detyrimi i muslimanëve me rastin e eklipseve është falja e namazit të eklipsit (Salatul Kusuf)

    El-Mugirah ibn Shu'be ka thënë:
    “Ditën që vdiq Ibrahimi (djali i vogël - foshnjë) i Profetit (sallAllahu alejhu ue selam) pati një eklips të diellit dhe njerëzit thanë: ‘Ky eklips ka ndodhur për shkak të vdekjes së Ibrahimit’.
    I Dërguari i Allahut tha: ‘Dielli dhe hëna janë dy shenja të Allahut dhe eklipsi i tyre nuk ndodh për vdekjen apo lindjen e një njeriu. Nëse e sheh eklipsin, atëherë lutjuni Allahut dhe faljuni Atij derisa të përfundojë eklipsi.”
    Transmeton Buhariu 1043

    Nëse nuk mund të falet namazi me xhemat në xhami atëherë mund të falet edhe vetëm.

    Për vendbanimet shqiptare pritet të filloj në 09:38, ta arrij pikun në 10:46 dhe të përfundoj në 11:56.


    Namazi i eklipsit
    Falënderimi i qoftë Allahut të madhëruar, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Dhuruesit të territ dhe të dritës, Ai i cili krijoi diellin dhe hënën si dy argumente të fuqisë së Tij dhe na urdhëroi që mos ti bëjmë sexhde as diellit as hënës por t’i bëjmë sexhde Atij.

    Salavati e selami qofshin mbi Muhamedin, salallahu alejhi ve sel-lem. Krijimi i tokës dhe qiejve, harmonia e ligjeve qe ekzistojnë në të janë prej argumenteve më të qarta për fuqinë e Tij. Sikur të mos ekzistojë një Krijues dhe Rregullues i tyre do të ndodhnin shumë çrregullime në Univers. Koordinatat e lëvizjes së planetëve dhe largësisë së yjeve janë aq precize sa që një ndryshim i vogël në të do të shkaktonte shkatërrime të mëdha në kozmos. Me gjithë atë Allahu i madhëruar, me urtësinë e Tij ka caktuar disa ndryshime për ta përkujtuar njerëzimin se sa e madhe është fuqia e Tij dhe sa i dobët dhe i pafuqishëm është njeriu ndaj ligjeve të cilat i ka vendosur Sunduesi i kësaj gjithësie, Allahu, qoftë i lartësuar Ai.

    Prej këtyre shenjave është kur dielli apo hëna, për një kohë të caktuar, humbin shkëlqimin e dritës për shkak të qëndruarit të hënës apo tokës në mes njërit trup dhe diellit.

    Kjo gjë ka qenë e njohur në kohën e Muhamedit, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe ka qenë një rast i rëndësishëm se ka ndodhur në kohë kur vdiq djali i tij Ibrahimi. Në atë rast njerëzit akoma ishin nën ndikimin e besimeve të kota dhe disa menduan se kjo gjë ndodh për ndonjë ngjarje të madhe. Resulullahu, salallahu alejhi ve sel-lem, shpejtoi që të shpjegojë se kjo gjë nuk ka ndodhur për atë shkak të cilin menduan ata dhe tha:

    “Më të vërtetë dielli dhe hëna janë dy prej argumenteve të Allahut (të fuqisë së Tij) dhe ato nuk e humbin dritën për shkak vdekjes së ndonjë personi as për shkak gjallërimit të tij dhe kur të ndodhë kjo shpejtoni për t[u falur dhe lutur Allahun (me frikërespekt) deri sa të largohet ajo qe ju ka ndodhë” (transmeton Buhariu në Sahihun e tij 2\529 Muslimi 2\618 dhe tjerë)

    Hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjithashtu na tregojnë mënyrën se si falet ky namaz:

    1 – Thirrja për këtë namaz bëhet me fjalët (ESSALATU XHAMIATUN) e cila d.m.th Tubohuni për namaz. Këta na e transmeton Abdullah ibn Amr ibën As, radijallahu anhuma, në hadithin të cilin e trasmeton Buhariu (11\6382) dhe Ebu Davudi(4\1524) dhe tjerë.

    2- Mënyra e të falurit është transmetuar në hadithin të cilin e përcjell Aisheja, radijallahu anha, e cila thotë: “Kur ndodhi kjo, Resulullahu, salallahu alejhi ve sel-lem, doli në xhami dhe i radhiti njerëzit në safe, pastaj mori tekbirin fillestar dhe lexoi Kur’ an gjatë, pastaj mori tekbir dhe shkoi në ruku ku qëndroi gjatë por më shkurtë se sa qëndrimi i tij në këmbë. Pastaj u ngrit nga rukuja duke thënë: semia All-llahu limen hamideh dhe përsëri lexoi Kur’an gjatë, por më shkurt se sa leximi i Tij para rukusë. Pastaj mori tekbirin dhe shkoi në ruku ku qëndroi gjatë por më shkurt se sa qëndrimi i Tij në rukunë e parë, pastaj u ngrit duke thënë: semia All-llahu limen hamideh, Rabbena lekel hamd e pastaj shkoi në sexhde. Në rekatin e dytë veproi si në rekatin e parë. Pra, fali dy rekate me katër ruku dhe katër sexhde. Para se të përfundojë namazin, ndriçoi përsëri drita e diellit. Transmeton Buhariu 2/1046; Muslimi 2/619 dhe tjerë.

    Ky namaz mund të falet edhe vet, pa imam ose xhemat.

    3-Hutbeja pas namazit:

    Prej sunetit është këshillimi i njerëzve pas namazit siç ka vepruar Muhamedi, salall-llahu alejhi ve sel-lem. Këtë e shohim prej haditheve të cilët i kanë transmetuar shumë shokë të Pejgamberit, salall-llahu alejhi ve sel-lem, si Ebu Musa el-Esh’ari, Esma dhe Ajsheja, radijall-llahu anhum.

    4- Hukmi i namazit të kusufit:

    Thotë ibn Haxheri: “Shumica e dijetareve janë të mendimit se është sunet i fortë edhe pse ka dijetar te cilët kanë thënë Vaxhib (Ebu Avene dhe Ibën Huzejme) 2/525

    Mendimi më i vërtetë është se kjo është sunnet i fortë sepse Pejgamberi, alejhis-selam, nuk e ka cekur me namazet e obliguara të cilët ia ka treguar Beduinit dhe ka dëshmuar se do të jetë prej të shpëtuarve nëse i falë pesë kohët e namazeve të obliguara. Allau e di më mirë.

    Përfundimisht e lus Allahu azze ve xhel-le që të na udhëzojë në rrugën e drejtë të na përforcojë në të dhe të na mundësojë ta përhapim sunetin në tokën e Tij.
    Ndaje me të tjerët
     
  2. PINKI:D

    PINKI:D Nëntoger

    Anëtarësuar:
    16 Tetor 2011
    Postimet:
    92
    Pëlqime të marrura:
    0
    hahahaha po leji bre kto muhalife a koqe po lun a.. eklipsi osht sen cosmic dmth qe ndodh sen normal jo me fe e me sene tash po leji kto mos fol palidhje
     
  3. b|g bo0s|

    b|g bo0s| Support
    Support

    Anëtarësuar:
    28 Qershor 2012
    Postimet:
    1,295
    Pëlqime të marrura:
    1
    A e pat ni shkenctar a sdi qka hamomin ke britanez kish than qe osht rrezik runu se neser ka me ndodh kijameti se qeky sen edhe eklips edhe solstici ndodh 1her n2mij vjet , ncncn
     
  4. inL.

    inL. Legend

    Anëtarësuar:
    10 Korrik 2011
    Postimet:
    1,459
    Pëlqime të marrura:
    0
    Po sen normal osht kjo , hana rrotulllohet rreth tokes tash herdokur do te hena do ti del perball diellit dhe behet eklipsi.
     
  5. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    jo bre sen sesht mos i hani kto fore se eklips i thjesht esht ky
     
  6. withstyle

    withstyle Tuesday
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    11 Korrik 2010
    Postimet:
    5,501
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ju komentus mos shkruni palidhje mas pari lexone postin para se me shkrujt dicka edhe mos qelni ma ksi tema se po devijon tanaj ne debat e ne sharje.edhe leni kto besetytni jo shkenctart kshtu ashtu se kush tdon munet me shpreh mendimin e vet po ne fund vec i madhi i vendos senet bye.
     
Statusi i temës:
Temë e mbyllur. Nuk mund të postoni.

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]